Sport

Christensen pritet t’i kryejë testet e dyta mjekësore te Barcelona


Andreas Christensen

Andreas Christensen, të hënën e 7 marsit ka filluar fazën e dytë të testeve mjekësorë te Barcelona.

Mbrojtësi do të nënshkruajë një marrëveshje pesë-vjeçare me gjigantët e La Liga-s pasi refuzoi të nënshkruante kontratë të re me ekipin e Chelsea-t.

25 vjeçari, Christensen, pretendohet se ka kaluar fazën e parë të testeve mjekësore në javën e kaluar.

Dhe sipas gazetës spanjolle “Sport”, ai do t’i nënshtrohet pjesës së dytë këtë pasdite.

Ata shtojnë se agjenti i tij do të arrijë në Barcelonë nga e hëna deri të enjten për të përfunduar zyrtarisht marrëveshjen.

Andreas Christensen

Bisedimet e Christensen-it me Chelsean u ndërprenë në fillim të këtij sezoni, duke i hapur derën Barcelonës për transferimin e qendërmbrojtësit.

Bayern Munich kishte kërkuar gjithashtu nënshkrimin e danezit, por trajneri i Barcelonës Xavi e ka fituar garën pasi ka rritur ofertën e tij javën e kaluar.

Ekipet e Premier Ligës ishin gjithashtu të interesuara, megjithëse Christensen thuhet se i shpërfilli ato për respekt ndaj Chealsa-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore