Jetesë & Stil

Chrissy Teigen me lëvdata për Meghan Markle, kritikon ata që e akuzojnë për “personalitet negativ”


Modelja amerikane, Chrissy Teigen, jo vetëm që është rikthyer në Twitter pasi ka bërë një pushim të vogël, por ajo gjithashtu ka filluar të zbuloj detaje rreth miqve të saj.

Teigen, u shfaq në emisionin “Watch What Happens Live with Andy Cohen” dhe gjatë bisedës, ajo ka folur rreth shoqërisë së saj me Dukeshen e Sussex, Meghan Markle.

Ajo zbuloi se pas dështimit të shtatzënisë, Markle, i ka dërguar asaj një mesazh ngushëllues.

“Meghan Markle, më kishte shkruar për Baby Jack dhe humbjen, ajo është me të vërtetë e mrekullueshme, kaq e sjellshme, dhe po aq e mirë”, tha Teigen, teksa shpjegonte sfidën e dështimit të shtatzënisë, kur humbi fëmijën që po e priste me ikonën e muzikës, John Legend.

Mes tjerash, Teigen, kritikoi njerëzit që siç i quan ajo “janë dashakeq” kur flasin keq për Markle.

“Njerëzit besojnë në ato se çka flitet. Dhe unë them, çfarë nuk është në rregull me njerëzit kur ata duhet ta bëjnë këtë person të jetë kaq dashakeq ose kaq i çmendur kur është po aq e thjeshtë dhe e mirë”, shtoi Teigen.

Dukesha dhe burri i saj, Princi Harry, aktualisht janë në pritje të një motre për djalin e tyre, Archie, por ajo pësoi një humbje të shtatzënisë korrikun e kaluar.

Dhe ndërsa Teigen thotë se foli me shoqen e saj të re pas intervistës tani të famshme për Oprah Winfrey, ajo tha se nuk mori asnjë “koment shtesë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore