Lajme

Charles III ndalon shërbimin e “foie gras” në rezidencat mbretërore


Mbreti britanik Charles III urdhëroi që të mos serviret më foie gras në të gjitha rezidencat mbretërore.

Bëhet fjalë për një gatim të përbërë nga mëlçia e rosës ose patës, përgatitja e së cilës konsiderohet etikisht e dyshimtë për shkak të mizorisë ndaj kafshëve.

Lajmi u bë ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Letra, e marrë nga organizata People for Ethical Treatment of Animals (PETA), konfirmon se ndalimi i foie gras është në fuqi në të gjitha rezidencat mbretërore.

Kjo, duke përfshirë Balmoral, Sandringham, Windsor Castle, Hillsborough Castle dhe Buckingham Palace.

Për të përgatitur foie gras, rosat dhe patat ushqehen me gjëra tepër të yndyrshme derisa mëlçitë e tyre të fryhen dhjetë herë më shumë se madhësia e tyre normale, dhe më pas theren.

Mbreti Charles i Britanisë është një kundërshtar i foie gras prej kohësh dhe e ka ndaluar në pronat e tij më shumë se një dekadë më parë.

Në Britani ka ndalim për prodhimin e foie gras, por jo për shitjen apo importin e tij.

Monarku i ri është konsideruar prej kohësh një mbështetës i një stili jetese ekologjik dhe standardeve të larta të mirëqenies në bujqësi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore