Shëndet

Çfarë mund të thotë frymëmarrja për shëndetin tuaj?


Ilustrim

Tashmë të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është higjiena e gojës dhe përveç problemeve serioze si humbja e dhëmbëve e cila çon në erë të keqe të gojës, ka edhe probleme të tjera shëndetësore që mund ta shkaktojnë atë.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve

Nëse fryma juaj ka një erë metalike, mund të jeni duke grumbulluar baktere në mishrat e dhëmbëve, të cilat mund të çojnë në inflamacion dhe infeksion. Një dentist mund të zbulojë gjithashtu periodontitin – për të cilin jeni më të prirur nëse pini duhan dhe nuk përdorni fill dhëmbësh.

Acidi i stomakut

Të gjithë e dimë se sa e tmerrshme është të shtrihesh në shtrat ndërsa shqetësohesh nga acidi i stomakut. Kjo mund të konsiderohet si një fenomen i pakëndshëm sepse acidet në ezofag kthejnë copa ushqimi që mund të shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Diabeti

Nëse vuani nga kjo gjendje, fryma juaj mund të ketë erën e frutave që mund të jetë një sinjal se trupi juaj po përdor yndyrën si “karburant” në vend të sheqerit. Kjo mund të nënkuptojë se ju mungon insulina, ndaj duhet të shihni mjekun tuaj.

Helikobakteri

Ky bakter lidhet me zhvillimin e kancerit dhe ulcerës së stomakut. Shpesh shkakton erën e keqe të gojës, e cila mund të zgjidhet nëse bakteret “vriten” nga antibiotikët.

Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Ftohjet, kolla dhe pezmatimi i sinuseve me ndihmën e mukusit krijojnë dhe dërgojnë baktere përmes hundës në zgavrën e gojës. Këto baktere mund të shkaktojnë erë të keqe e cila zakonisht zhduket së bashku me ftohjen e zakonshme.

Barna

Konsumimi i disa medikamenteve mund të shkaktojë tharje të gojës, e cila do të shkaktojë erë të keqe të gojës, ndërsa medikamente të tjera, si nitratet për sëmundjet e zemrës apo pilula gjumi, mund të çlirojnë kimikate që shkaktojnë erën e keqe të gojës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse merrni shumë vitamina.

Dehidratim

Rëndësia e hidratimit nuk mund të theksohet mjaftueshëm dhe era e keqe e gojës është ndoshta pasoja më e lehtë. Pa lëngje të mjaftueshme, goja jonë do të thahet dhe fryma jonë nuk do të jetë kurrë e freskët.

Mosfunksionim i veshkave

Ju mund të keni frymë me aromë “peshku” nëse veshkat tuaja nuk mund të pastrojnë ashtu siç duhet mbeturinat. Është më e zakonshme në fazat e fundit të mosfunksionimit të veshkave, e njohur si sëmundja renale e fazës së fundit (ESRD). Kur arrin këtë pikë, zakonisht trajtohet me dializë që ndihmon në filtrimin e gjakut ose përmes transplantit të veshkave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore