Lajme

Çfarë llogarie i kërkuan Escobarit për çështjen e Kosovës dhe Serbisë kongresmenët amerikanë?


Kongresmeni amerikan, Jim Costa

Në fund të tetorit, një seancë dëgjimore e Gabriel Escobar-it u mbajt para Kongresit Amerikan.

Kongresmenët treguan interesimin e tyre të veçantë, kur është fjala për Serbinë në raport me mediat dhe demokracinë, por veçanërisht në dialogun me Kosovën.

Gjatë seancës dëgjimore të Escobar-it, Jim Costa iu referua dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke deklaruar se kjo gjë “në pjesën më të madhe ka stopuar”, dhe se dëshiron të dëgjojë se si administrata Biden synon të mbështesë BE-në në këtë dialog.

Ndërkaq edhe kongresmeni David Cicilline shtroi pyetjen për “rolin e Rusisë në eskalimin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Ambasadori rus u pa me Ministrin e Mbrojtjes të Serbisë në barakat ushtarake pranë kufirit, bash gjatë kohës së protestave për targat”, tha Sislin, kur pyeti sa “çfarë përfiton Rusia nga kjo?”.

Ndërkaq Escobar tha se Kosova dhe Prishtina “duhet të vazhdojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve”.

“Dialogu”, tha Gabriel Escobar, “është forma përmes të cilës mund të arrihet zgjidhje. Ne fuqimisht mbështesim përpjekjet e Lajçakut për të iniciuar dialog, që, përnga perspektiva jonë, të jemi për t’u dalur në ndihmë të dyja plaëve që të zbatojnë marrëveshjet e arritura”.

“Në ndërkohë, edhe pse s’jemi pjesë e dialogut, ne ende po punojmë ngushtë me Lajçakun që t’i bëjmë të dy palët të jenë më fleksibilë dhe pragmatikë, dhe të drejtuar drejt zgjidhjes”, tha Escobar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore