Sport

Çerekfinalet e Wimbledon


Turneu më i vjetër i tenisit në botë po vjen drejt fundit.

Me fitoren suprizë të Hubert Hurkacz përballë Daniil Medvedev, u mbyll edhe raundi I të tetave.

Të mërkurën, më 7 korrik, fillon edhe faza çerekfinale.

Italiani Matteo Berrettini përballet në “All England Club”, me kanadezin numër 19, 20-vjeçarin Felix Auger-Aliassime.

Fituesi i këtij, përballet me fituesin e takimit Federer – Hurkacz.

Po ashtu në “All England Club”, një ndër favoritët kryesor për të fituar këtë edicion të Ëimbledon-it, përballet me surprizën polake, Hubert Hurkacz.

Numri një i botës, Novak Djokovic, përballet me hungarezin Marton Fucsovics.

Fituesi i këtij dueli, përballet me fituesin e duelit Karen Khachanov – Denis Shapovalov.

Një turne ku kemi shumë surpriza, po vjen drejt fundit.

A do të shkojnë surprizat deri në fund, apo do të triumfojnë të mëdhenjt përsëri, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore