Lajme

Xhama, dyer e karrige të thyera, çerdhja në Ferizaj që s’u funksionalizua qe 7 vjet


Në rrëmujën e krijuar në çerdhen në fshatin Greme të Ferizajt, shihen xhama, dyer e karrige të thyera. Ky institucion arsimor u ndërtua në vitin 2017, por nuk u funksionalizua asnjëherë.

Sipas ekzekutivit lokal, fusha e arsimit nuk e lejon rritjen e numrit të stafit të punëtorëve e kjo thanë se është arsyeja që nuk kanë arritur ta zgjidhin këtë çështje.

Ata akoma nuk kanë një plan të qartë se si të veprojnë tutje. Në mungesë të objektit, banorët detyrohen të gjejnë zgjidhje të tjera alternative.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore