Sport

Celta Vigo afër transferimit të portierit të Barcelonës


Celta Vigo është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me portierin brazilian Neto, sipas Diario AS.

Neto, 32 vjeç, së pari duhet të arrijë një marrëveshje me Barcelonën për të ndërprerë kontratën e tij, e cila aktualisht zgjat deri në qershor 2023, përpara se të mund të bashkohet me Celta Vigo-n.

Zëvendësuesi i Marc-Andre Ter Stegen, ish-portieri i Valencias bëri vetëm katër paraqitje për Barcelonën sezonin e kaluar dhe është i prirur të largohet në kërkim që të luaj më shumë.

Barcelona do të jetë e hapur për të lënë Neto-n të largohet këtë verë pasi ata po punojnë për të ulur faturën e pagave të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore