Teknologji

Cellink bën një blerje të zgjuar


Cellink, startup-i suedez që zhvillon teknologji dhe shërbime për të përmirësuar kërkimin në biologji, do të blejë kompaninë e robotikës dhe automatizimit diagnostik me bazë në Finlandë, Ginolis, për 70 milionë euro.

Tech.eu, faqe kushtuar të rejave teknologjike në Evropë, bën me dije se Ginolis është themeluar në vitin 2010 dhe selinë e ka në Oulu të Finlandës. Mirëpo, Ginolis ka një vend prodhimi në Estoni dhe disa zyra shitjesh të shpërndara në Kinë, Britani të Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me sektorin që mbulon, kompania ofron një sërë sistemesh robotike modulare për prodhimin në mënyrë preçize të pajisjeve mjekësore.

Sipas Tech.eu, marrëveshja do të ndihmojë Cellink-un të forcojë sistemet bio të printimeve dhe produktet e tjera për të fituar më shumë klientë dhe për të shellë më shpejt dhe më shumë zgjidhje mjekësore.

Sistemi tredimensional do të ndihmojë në ristrukturimin dhe përshpejtimin e procesit të zhvillimit të ilaçeve dhe kozmetikës.

“Ambicia e Ginolis do të përmirësojë pozicionin tonë në fushën kimike e cila është në përputhje me vizionin tonë afatgjatë për të krijuar të ardhmen e mjekësisë”, ka thënë Eric Gatenholm, shefi ekzekutiv i Cellnik-ut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore