Shqipëria

Celibashi prezanton votimin elektronik për njësinë 10


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka prezantuar votimin elektronik për njësinë nr. 10 në Tiranë.

“Për 9 ditë me radhë, do të simulohet procesi i votimit elektronik, i cili do të implementohet në ZAZ nr. 40, për zgjedhjet e datës 25 prill 2021”.

Komisioneri ka shtuar në postimin në Twitter se “njësia 10 do të ketë mundësinë të njihen me procedurat dhe pajisjet”.

Ky proces është pjesë e projektit pilot për votim dhe numërim elektronik në zgjedhje. Ndërkaq, identifikimi elektronik do të kryhet në gjithë Shqipërinë. Nga fotot e publikuara në postimin e Celibashit, procedura e votimit shfaqet e thjeshtë.

Përzgjedhja bëhet fillimisht në bazë të subjektit dhe, më pas, duke zgjedhur kandidatin. Për shembull e votimit, janë përdorur ekipet e futbollit dhe futbollistët.

Ndërkaq, modeli përfundimtar i fletës së votimit nuk është përcaktuar ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore