Sport

Çeku: Të gjitha shkollat e Kosovës do ta kenë sportin e xhudos


Ministri i Ministisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se synimi i ministrisë që ai drejton, është që sportin e xhudos ta implementojë në të gjitha shkollat e Kosovës.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, i pari i MKRS-së ka thënë se përmes programit “Xhudo në shkolla”, synon që deri në vitin 2027 ky sport të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit.

“Xhudo për nxënësit, olimpistët e së ardhmes”, shkruan Hajrulla Çeku.

“Nxënësit e shkollës model ‘Qamil Batalli’ në Prishtinë sot u njoftuan me sportin e xhudos”.

“Përmes këtyre aktiviteteve kemi për synim ta rrisim aktivitetin fizik tek fëmijët për të kultivuar një stil jetese të shëndetshme. Në të njëjtën kohë, identifikojmë dhe promovojmë xhudistët e rinj të talentuar”.

“Kjo është faza e parë e nën-programit ‘Xhudo në shkolla’ që është një nga komponentët kryesor të programit shtetëror ‘Kosova shtet i xhudos’”.

“Deri tek faza e gjashtë në vitin 2027, nën-programi do të shtrihet në të gjitha shkollat dhe komunat e Kosovës. Me programe si ky, hapim dyert për njerëzit që e duan sportin dhe mbështesim vazhdimësinë e sukseseve botërore në xhudo”, ka shkruaj Çeku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore