Sport

Ceferin: Agnelli nuk ekziston më në sytë e mi


Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin-i ka bërë deklara të reja në lidhje me çështjen e Super Ligës së Europës dhe në marrëdhëniet e tij me presidentin e Juventus-it, Andrea Agnelli-n.

Të dy presidentët kanë qenë miq përpara se të shpërthente çëshjta e Super Ligës, pjesë e së cilës Juventus-i vijon të mbetet përsëri.

“Në sytë e mi ky njeri nuk ekziston më. Mendova se ishim miq, por ai gënjeu para fytyrës sime deri në minutën e fundit të ditës së fundit, duke më siguruar se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar”, tha Ceferin për So Foot.

Agnelli kishte një rol të rëndësishëm në UEFA, duke qenë se ai ishte kreu i Shoqatës Europiane të Klubeve (ECA) të futbollit dhe anëtar ekzekutv i UEFA.

“Ai vazhdimisht na siguroi se në të vërtet nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar. Aq më tepër që ne kishim organizuar disa takime me klubet për t’u prezantuar atyre reformën në Ligën e Kampionëve, një reformë e votuar nga 12 klubet rebele. Me përjashtim të ditës tjetër që ata zbuluan planet e tyre fantazëm”, vijoi të thoshte kreu i UEFA-s.

“UEFA është një anije e bukur dhe e fuqishme. Ne u sulmuam nga një nëndetëse disa javë më parë, por në fund të fundit ishim ne që e zhytëm atë”, përfundoi Ceferin-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore