Lajme

Çavuşoğlu: Turqia do të vazhdojë ndihmën ndaj Afganistanit


Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, u shpreh të hënën e 1 marsit se Turqia ka kontribuar në sigurinë e Afganistanit dhe do të qëndrojë në vend, për sa kohë që “vëllezërit e saj afganë e kërkojnë atë”.

Diplomati i lartë turk, në një ceremoni për të shënuar 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, midis dy vendeve në kryeqytetin Kabul, përmes një mesazhi vuri në dukje se marrëdhëniet bilaterale janë formuar rreth historisë dhe kulturës së përbashkët të dy kombeve.

“Populli ynë gjithmonë kanë dalë në krah të njëri-tjetrit në kohët e tyre më problematike. Turqia u bë vendi i parë që hapi një ambasadë në Kabul. Ndërsa, Turqia vazhdonte zhvillimin e saj, në anën tjetër ajo mbështeti përpjekjet e Afganistanit për të qenë një komb i fortë i vetëmjaftueshëm”.

Qeveria e Asamblesë së Madhe Kombëtare, e njohur zakonisht si Qeveria e Ankarasë, ishte emri i dhënë qeverisë së përkohshme dhe revolucionare turke të vendosur në Ankara gjatë Luftës Turke të Pavarësisë kundër forcave okupuese pas Luftës së Parë Botërore.

Duke nënvizuar bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve në platformat ndërkombëtare dhe mekanizmat shumëpalësh.

Çavuşoğlu shtoi se ata kanë vepruar gjithashtu së bashku kundër kërcënimeve terroriste.

Duke vënë në dukje përpjekjet e ndihmës së Turqisë për Afganistanin gjatë pandemisë, ministri gjithashtu tha se mbështetja e trupave turke brenda misionit të NATO-s në Afganistan ka kontribuar në sigurinë e vendit dhe do të vazhdojë për sa kohë kanë nevojë.

Trupat turke në Afganistan

Parlamenti turk në fund të vitit 2020 miratoi një mocion për të zgjatur vendosjen e trupave turke në Afganistan për 18 muaj, si pjesë e misionit mbështetës të NATO-s në vendin e shkatërruar nga lufta.

Legjislacioni fillestar hyri në fuqi më 6 janar 2019, që lejoi qeverinë turke të dërgojë trupa në Afganistan për të mbështetur misionin e udhëhequr nga NATO. Pas përfundimit të misionit luftarak 17-vjeçar në Afganistan në 2018, misioni ka evoluar në trajnim dhe këshillim të forcave afgane.

Rreth 12 mijë trupa të huaj nga 28 aleatë të NATO-s dhe 14 kombe të tjera partnere ranë dakord të mbështesin misionin e NATO-s në Afganistan. Legjislacioni u miratua për herë të parë në 2015.

Afganistani ishte gjithashtu një nga gati 150 vendet në të cilat Turqia ka dërguar ndihmë humanitare gjatë shpërthimit të Covid-19, duke e bërë atë ofruesin e tretë më të madh të ndihmës në botë gjatë pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore