Stil

Cardi B shfaqet plot me stil në festën e “Playboy”


Së fundmi u zbulua se rep artistja e famshme amerikane, Cardi B është emëruar drejtoreshë kreative e gjigandit “Playboy” – e një pozitë të tillë nuk kishte se si të mos e festonte ylli i hitit “Bodak Yellow”.

Rep artistja 29-vjeçe, u shfaq një festë të organizuar nga “Playboy” gjatë fundjavës, ndërsa ishte përkujdesur që të paraqitej super seksi me një fustan të shkurtër të markës “Prada”, i cili vinte në pah dekoltenë e saj.

Cardi B duke shkuar në festen e “Playboy”.

Fustani i bardhë i Cardi B, mbulohej edhe me një shtresë të dytë, të zbukuruar me katrorë argjendi që shkëlqenin sa herë që ndeshej me drita, teksa të njëjtin e kishte kombinuar me taka të argjendta.

Për të kompletuar dukjen e saj, Cardi, kishte vënë edhe aksesor të rrallë, përfshirë një gjerdan të madh me xhevahire kubane si dhe një lepurtë madh me logon e “Playboy”, e që ishte i veshur i tëri me copëza diamanti.

Cardi B duke shkuar në festen e “Playboy”.

Edhe në pjesën e flokëve, rep artistja, kishte preferuar të shfaqej më natyrale duke bërë një frizurë plot me volum, me flokë të hedhura poshtë të cillat merrnin formën e kaçurrelave.

Mes tjerash, në duart e saj, Cardi B, mbante një libër “Playboy”, ku viheshin re një palë buzë të mëdha të kuqe në kopertinën e tij.

Përpos, emërimit si drejtoreshe kreative e kësaj marke, ylli i shumë hiteve do të jetë po ashtu anëtare themeluese e platformës së re të “PlayBoy”, të quajtur – “Centerfold”.

Cardi B duke shkuar në festen e “Playboy”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore