Sport

Caktohet data për ndeshjen mes Arsenal-it dhe PSV-së, shtyhet ndeshja ndaj Manchester City-t


Ndeshja e Ligës së Evropës mes Arsenal-it dhe PSV Eindhoven-it ishte shtyrë shkaku i vdekjes së Mbretëreshës, Elizabeth II.

Ajo ishte përcaktuar për tu luajtur më 15 shtator, derisa tani është vendosur që të luhet më 20 tetor.

Kjo nënkupton se do të shtyhet një tjetër duel i rëndësishëm i skuadrës londineze.

Më 19 tetor ishte paraparë që të zhvillohej derbi me Manchester City-n, por kjo ndeshje tani do të zhvendoset në një datë tjetër.

Arsyeja e shtyrjes së ndeshjes së “Topçinjve” në Europa League kishte të bënte logjistikën, më saktë me kapacitetin e policisë, teksa UEFA konfirmoi që nuk mund të sigurohet mbarëvajtja e ndeshjes për shkak të angazhimit të forcave të rendit në funeralin e Mbretëreshës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore