Shqipëria

Bypass-i i Vlorës, pjesërisht gati për sezonin turistik


Bypass-i i Vlorës do të jetë pjesërisht gati për fillimin e sezonit turistik, duke lehtësuar kështu qarkullimin drejt jugut të vendit – destinacion ky, ndër më të preferuarve të pushuesve shqiptarë dhe të huaj.

Pavarësisht se i papërfunduar tërësisht, një prej arterieve pritet të hapet. Ky segment do të lehtësojë një pjesë të trafikut, kryesisht në pjesën e Radhimës.

Së bashku me bypass-in e Fierit, ky i Vlorës është segmenti më kryesor i linjës rrugore jugore.

Synohet që data e hapjes së tij, të jetë 15 korriku. Kjo përkon edhe me fillimin e fluksit më të lartë të qarkullimit drejt qyteteve bregdetare jugore.

Këtë e ka garantuar ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila ka inspektuar punimet. Sipas saj, kompania e kontraktuar për realizimin e projektit, ka hasur në vështirësi shumë të mëdha për ndërtimin e rrugës.

Pavarësisht këtyre probleme, afati i hapjes së pjesshëm do të respektohet. Kjo, duke respektuar të gjithë parametrat rrugore të sinjalistikës dhe sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore