Sport

Bylisi u pret ‘shpresën’ Shpresave


Shpresat e Shqipërisë janë duke kryer fazën përgatitore përpara se të fillojnë ndeshjet eleminatore për në Europianin 2023. Ditën e martë, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi u përballë me Bylisin e Kategorisë Superiore. Ballshiotet fituan minimalisht 1-0.

Ndeshja pati dy penallti, nga një për secilën skuadër.

Në pjesën e parë, Ernest Muçi humbi 11 metërshin përballë Pano Qirkos. Ndërsa në pjesën e dytë, Anthony Beji u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar golin e vetëm të takimit dhe të fitores për ballshiotët.

Më 4 qeshor do të jetë prova e vërtetë për Shqipërinë U21, pasi do të përballen me Andorrën për kualifikueset e Europianit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore