Sport

Bylisi shpallet kampion i Superiores U21


Skuadra e Bylis U21 eshte shpallur kampion i Kategorise Superiore U21 per edicionin 2020/21. I pari edicion i ketij kampionati, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).

Bylisi arriti ta mbyllë kampionatin me 63 pikë, pas 24 javësh të luajtura, duke qëndruar në vendin e parë dhe i ndjekur nga Laçi me 57 pikë dhe Vllaznia në vendin e tretë me po 57 pikë.

Ballshiotët morën 21 fitore, asnjë barazim dhe tre humbje, duke shënuar 94 gola dhe pësuan 18. Duke qenë njëkohësisht sulmi dhe mbrojtja më e mirë e kampionatit.

Në edisionin e sivjetëm në Superioren U21 morën pjesë 13 ekipe.

Renditja përfundimtare e Kategorisë Superiore U21 për edicionin 2020/21:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore