Sport

Burime për AP-në/ Primoz Gliha pritet të jetë trajner i ri i Kosovës


Primoz Gliha, ish-trajner i Sllovenisë U21

Albanian Post merr vesh se slloveni Primoz Gliha, pritet të jetë selektor i ri i Kombëtares së Kosovës.

Slloveni një kohë ka qenë ndihmës i trajnerit të sapolarguar nga drejtimi i kombëtares, Bernard Challandes.

Challandes u largua nga Kosova të mërkuren, pas një serie të rezultateve negative.

Sa i përket Glihas, ai ka qenë trajner i ekipit U21 të Sllovenisë për pesë vite, nga 2015 deri në 2020.

Gliha më parë ka qenë edhe futbollist, dhe të gjithë karrierën e tij afro 20-vjeçare, e ka kaluar në Slloveni.

Ai ka luajtur edhe për përfaqësuesen e Sllovenisë, ku në 28 ndeshje ka shënuar dhjetë herë.

Gliha ka drejtuar edhe Sllovenia U19 për një vit, para se të merrte timonin e U21-shave.

Primoz Gliha, gjatë kohës te Sllovenia U21

Sa u përket klubeve, ai ka qenë në krye të Olimpija Lubjanës, Drava Ptujinit, Goricës, Muras dhe Koperit.

Të mërkuren, Challandes dhe Kosova i dhanë fund bashkëpunimit një vit para skadimit të kontratës.

Gliha pritet të jetë pasardhësi i zviceranit dhe udhëheqësi i ri i Dardanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore