Muzikë

BTS thyen rekordin e “YouTube” për shikueshmërinë më të lartë në 24 orë


Yjet e muzikës pop, grupi “BTS”, kanë korrur suksesin e tyre të radhës.

Kësaj here, ata thyen rekordin për shikueshmërinë më të lartë në 24 orë në platformën YouTube.

Është kënga e tyre e sapo publikuar me titullin “Butter”, kënduar në gjuhën angleze, e cila ka arritur që të grumbullojë hiq më pak se 113 milionë klikime në 24 orët e para të publikimit.

Gjithsesi, kjo nuk është hera e parë që “BTS” thyen rekorde të shikueshmërisë.

Edhe në vitin 2020, kur grupi publikoi këngën “Dynamite”, video klipi i saj në YouTube arriti të marr mbi 101.1 milionë shikime në 24 orë.

“Buttër” u publikua më datë 21 maj, teksa vuri rekordin e të gjitha kohërave edhe si premiera me audiencën më të madhe të video-muzikës në YouTube.

Mbi 3.9 milionë persona e kanë shikuar në të njejtën kohë, premierën e këngës së fundit të lansuar nga “BTS”.

Ndryshe, grupi i muzikës – BTS, numërojnë shumë hite në repertuarin e tyre, të tilla si; “Fake Love”, “Spring Day”, “Mic Drop” e “Idol”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore