Sport

Brozovic do të mbetet në Serie A, pritet shkëmbimi me futbollistin e Napolit


Marcelo Brozovic me shumë mundësi do të largohet nga Inter-i në verën e ardhshme, por duket se ai nuk do të lëvizë nga kampionati italian.

Sipas asaj që shkruan “Calcio Mercato”, Brozovic mund të mbetet në Serie A falë një shkëmbimi spektakolar.

Sipas mediumit të lartcekur, Inter dhe Napoli janë duke konsideruar një shkëmbim mes Brozovic dhe Zielinski.

Zielinski gjithashtu do të largohet nga Napoli në verë dhe Spalletti ia ka kërkuar presidentit të klubit ta transferojë Brozovic-in.

Napolitanët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Inter-it kartonin e Zielinski-t në këmbim të Brozovic, ndërsa zikaltrit nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi.

Kujtojmë që Brozovic u transferua te Interi në vitin 2016 nga Dinamo Zagreb për rreth 10 milionë euro dhe dëshiron të ndryshojë ambient pas shtatë sezoneve.

Deri më tani ai ka luajtur 322 ndeshje me fanellën e Inter-it, prej të cilave ka shënuar 30 gola dhe ka dhuruar 40 asistime.

Ndërkohë, Zielinski u transferua në Napoli gjithashtu në verën e vitit 2016 nga Udinese për 16 milionë euro.

Ai ka luajtur 324 ndeshje me fanellën e Napolit, prej të cilave ka shënuar 47 gola dhe ka dhuruar 43 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore