Lajme

Brnabiç në OKB përdori argumente të Hamasit për rastin e Banjës, thotë Gogiç


Ognjen Gogiç

Politologu serb nga Kosova, Ognjen Gogiç, ka vlerësuar se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre kundër njëra tjetrës dhe dëshmia më e mirë për këtë ishte mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të hënën, ku u diskutua raporti gjashtëmujor i Misionit të OKB-së në Kosovë, UNMIK-ut.

Ai ka theksuar në një intervistë për mediumin serb, N1, se kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, gjatë fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së “ka deklaruar disa gjëra që nuk mund të mbrohen”.

“Në kohën kur shpërtheu lufta në Izrael nuk duhet të përdoret argumenti që përdor Hamasi, që është se pozicioni i ndonjë grupi i ka shtyrë të përdorni dhunë”, ka pohuar ai.

Gogiç ndër të tjera ka thënë se Serbia në asnjë mënyrë nuk do të mund të shmang faktin se do të del e vërteta mbi rastin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit të dielën e 24 shtatorit.

“Janë tre mundësi – ose organet kompetente nuk kanë ditur për këtë, që do të thotë se janë të paaftë, ose autoritetet kanë lejuar që ai grup të armatoset, madje kanë marrë pjesë në armatosjen e tij.

Ajo që ende nuk është e qartë për askënd, thekson Gogiç, është se cili ka qenë motivi, cilat kanë qenë qëllimet që kanë dashur të arrijnë terroristët me këtë akt.

Pyetja në këtë fazë e cila duhet të parashtrohet, sipas Gogiç, është se si do të zhvillohen zgjedhjet në Veri të Kosovës, meqë Lista Serbe po kërkon dorëheqjen e kryetarëve të komunave, kurse Kosova që vetë qytetarët të iniciojnë dorëheqjen e kryetarëve.

“Prishtina nuk ka arsye të bëjë lëshime dhe vlerësoi se situata rreth pushtetit lokal nuk do të zgjidhet shpejt”.

Brnabiç për sulmin terrorist në Banjë: Forcat serbe s’ishin të përfshira – do ofrojmë provat

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore