Kosova

Brnabiç për sulmin terrorist në Banjë: Forcat serbe s’ishin të përfshira – do ofrojmë provat


Kryeministrja e Serbisë, Ana Branbiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, gjatë fjalimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ka thënë se Serbia nuk është e përfshirë në sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Dua të theksoj me përgjegjësi që forcat e sigurisë serbe nuk janë përfshirë në këtë ngjarje. Ne jemi të gatshëm që ofrojmë të gjitha informatat dhe provat për bashkësinë ndërkombëtare për të konfirmuar këtë. Dua të shpreh keqardhjen time të sinqertë për humbjen e jetës së njerëzve dhe shpresoj që mos të ndodh asnjëherë më”, tha ajo.

“Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe për t’i zbardhur të gjitha detajet e këtij rasti, duke përfshirë edhe mënyrën se si janë vrarë tre serbët, që duket të jetë ekzekutuar pasi janë dorëzuar”, ka pretenduar ajo.

Brnabiç ka theksuar se sulmi në Banjë është pasojë “e terrorit që Prishtina ka ushtruar ndaj serbëve”, përkundër thirrjeve të për de-esklaim nga bashkësia ndërkombëtare.

“Ne disa herë kemi treguar për rreziqet që mund të lindin nga refuzimi i Prishtinës për të përmbushur obligimet e marra në dialog”.

Ajo akuzuar Prishtinën për fushatë “të spastrimit etnik”.

Që nga miratimi i Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 10 qershor 1999, ky organ ka diskutuar për Kosovën katër herë në vit deri në vitin 2018.

Në vitin 2019 janë mbajtur tri seanca të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, ndërsa nga viti 2020 mbahen nga dy seanca në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore