Lajme

Britania e Madhe largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme me COVID-19


Britania e Madhe.

Zyra e jashtme britanike, e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme nga COVID-19.

Largimi i Kosovës nga lista me vendet e rrezikshme nga Coronavirusi ka ardhur pas rënies së rasteve të infektimit në Kosovë.

Britania e Madhe, më herët kishte këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajone, për shkak të COVID-19, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe.

Zyra e Jashtme britanike, tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”.

Njoftimi i Zyrës se jashtme britanike.

Edhe, Britania e Madhe u përball me situatë epidemiologjike mjaft të rëndë. Në janar kishte raportuar më shumë se 50 mijë raste nga virusi.

Në Kosovë, situata me Coronavirus është përmirësuar javëve të fundit.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë raporti për një viktimë nga Coronavirusi dhe 41 raste të reja të të infektuarve.

Në krahasim, në muajin gusht, numri i viktimave shumë herë ka kaluar numrin 30 nga COVID-19.

Të enjten, Qeveria britanike pritet të shpallë ndryshime edhe në listën e kuqe, ku aktualisht ndodhen 54 vende.

Në listën e kuqe janë ato vende që Qeveria britanike thotë se nuk duhet të vizitohen – ”përveç në rrethanat më të jashtëzakonshme” – për shkak të situatës së tyre me Coronavirus.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore