Rajoni

Britani/Greqia dhe Spanja, jashtё ‘listёs sё gjelbёr’ të udhëtimeve


Greqia filloi lehtësimin e kufizimeve të Covid 19 me synimin e hapjes në industrinë vitale të turizmit, 4 maj 2021

Turistёt nga Britania e Madhe (MB) nuk do tё jenё nё gjendje tё udhёtojnё drejt Spanjёs dhe Greqisё, sipas raportimeve tё gazetёs angleze “The Sun”.

Megjithatё, pёr dy shtetet mesdhetare ёshtё vendosur tё pёrfshihen nё listёn e gjelbёr tё udhёtimeve pa karantinё, pas 17 majit, nё njё datё qё pritet tё publikohet kёtё tё premte.

Statusi i gjelbёr do tё thotё se britanikёt mund t’i vizitojnё vendet nёse kthehen me dy teste negative tё Covid-19.

“Spanja dhe Greqia ka të ngjarë të presin një rishikim deri në qershor”, shtoi raporti.

Këto dy vende ka të ngjarë të jenë në “listën e qelibarit”, çka do të thotë se njerëzit mund të vizitojnë, por do duhet të bëjnë karantinë për 10 ditë kur të kthehen në MB, sipas gazetёs.

Shumica e destinacioneve kryesore, përfshirë Francën, Maltёn dhe Gjibraltarin, do t’u jepet udhëtimi i gjelbër përpara pushimeve verore të shkollës në korrik.

Britania është vendosur të shpallë listën e gjelbër për vendet në të cilat njerëzit mund të udhëtojnë me pushime së shpejti, sipas deklaratёs sё ministrit tё Tregtisë, Liz Truss.

“Do të veprohet sipas procedurave tё duhura për të siguruar që udhëtimet të ndodhin në mënyrë të sigurt”, tha të martën Truss.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore