Lajme

Britani-Brazil: Dy ambasadore në krye të diplomacisë amerikane


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të mërkurën e 19 janarit emërimet e katër ambasadorëve të rinj.

Mes tyre dy ambasadore gra në Brazil dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Ndërsa dy ambasadat e tjera që do të plotësojnë vendet vakante janë Çadi dhe Danimarka.

Tre nga të nominuarit janë ish-ambasadorë.

Kjo, duke përfshirë Jane Hartley, këshilltare dhe ish-ambasadore në Francë dhe Monako.

Jane Hartley

Hartley do të jetë ambasadorja e re e SHBA-ve në Mbretërinë e Bashkuar.

Mandati i saj në Paris përfshinte përpjekjen për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Francë.

Gjatë detyrës së saj Franca u përfshi nga një sërë sulmesh terroriste – duke përfshirë Charlie Hebdo dhe Bataclan në vitin 2015, apo sulmin në Nice një vit më pas.

Këto përpjekje i dhanë asaj titullin Légion d’ Honneur, nderimi më i lartë i Francës, nga presidenti i atëhershëm francez François Hollande.

Hartley do të jetë gruaja e parë që do të shërbejë si ambasadore e SHBA-ve në Mbretërinë e Bashkuar në më shumë se 40 vjet.

Njoftimi i jep fund muajve të spekulimeve, pasi emërimi i Hartley u raportua që në korrik të vitit të kaluar.

Zgjedhja e Biden për ambasadore në Brazil është Elizabeth Bagley, një diplomate dhe avokate karriere.

Elizabeth Bagley

Bagley shërbeu si ambasadore në Portugali gjatë administratës së ish-presidentit Bill Clinton.

Diplomates amerikane iu dorëzua Kryqi i Madh i Princit Henry Navigator, nderimi më i lartë civil i Portugalisë.

Pas kohës së saj në Portugali, Bagley shërbeu si këshilltare e lartë e sekretareve të shtetit Madeleine Albright, Hillary Clinton dhe John Kerry.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore