Sport

Briken Calja shpallet Kampion Bote në peshëngritje


Briken Calja ka arritur sot rezultat historik duke u shpallur kampion bote në peshëngritje për peshën deri në 73 kilogramë.

Calja garonte së bashku me Erkand Qerimajn në këtë peshë.

Erkand Qerimaj në njërën nga provat e tij

Të dy ishin në garë që të kurorëzohen me medalje në këtë garë në stilin e shkëputjes.

Qerimaj realizoi provën e parë me 150 kg, mirëpo më pas nuk arriti të çoi dot të dytën me peshën 153 kg.

Ai realizoi të tretën, por u rendit pas rusit Petrov, në vendin e katërt vetëm për shkak të peshës trupore më të vogël të kundërshtarit.

Ndërkaq, Calja realizoi me sukses provën e parë 152 kilogramë si dhe të dytën 154 kilogramë, duke qenë në garë për medaljen e artë me tajlandezin Jeram.

Ky i fundit gaboi provën e fundit dhe i dha mundësinë Caljes i cili nuk gaboi në peshën 156 kilogram duke u shpallur kampion bote në shkëputje dhe duke shkruar historinë për Shqipërinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore