Lajme

Brexit ka hequr miliona nga eksportet e industrisë së bukurisë në BE


Brexit ka çuar në një rënie prej 850 milionë paund në vlerën e eksporteve të industrisë së bukurisë në Mbretërinë e Bashkuar në BE.

Kështu ka rezultuar sipas një raporti nga një organizatë kryesore e parashikimit të ekonomisë.

Hulumtimi, i porositur nga Këshilli Britanik i Bukurisë, fajësoi vonesat doganore dhe rritjen e kostos së tregtisë ndërkufitare për vendosjen e një pengese në shitje.

Oxford Economics, që përgatiti raportin, krahasoi eksportet e produkteve të bukurisë në BE me ato në pjesën tjetër të botës.

Prej kësaj gjeti një rënie në bllokun e tregut të vetëm, ndërsa shitjet mbetën të qëndrueshme diku tjetër.

Bizneset e vogla që përbëjnë pjesën më të madhe të sektorit janë “dëmtuar në mënyrë disproporcionale” nga barrierat tregtare, thuhet në raport.

Kurse ulja e disponueshmërisë së punëtorëve të BE-së ka shkaktuar mungesë aftësish.

Po ashtu COVID-i ka prekur sektorin, por raporti, i sponsorizuar nga marka të tilla si L’Oréal dhe Space NK, identifikoi një divergjencë në performancën e eksporteve në BE dhe në pjesën tjetër të botës.

Eksportet në Mbretërinë e Bashkuar të kozmetikës dhe produkteve të tjera të kujdesit personal u rritën midis viteve 2010 dhe 2016, viti i votimit të Brexit, përkatësisht me 3.1% dhe 5.3%.

Megjithatë, eksportet në BE kanë qenë në rënie që atëherë.

Një sondazh nga Dhomat Britanike të Tregtisë, i publikuar në fillim të kësaj jave, zbuloi se 49% e eksportuesve në Mbretërinë e Bashkuar kanë luftuar për t’u përshtatur me ndryshimet e kërkuara për të vazhduar eksportin siç bënin më parë, përpara marrëveshjes tregtare MB-BE.

Eksportet vazhdojnë të dobësohen për shumë kompani pasi ekonomia globale mbetet nën presion, ka thënë grupi i lobit të biznesit, duke shtuar se eksportet e Mbretërisë së Bashkuar kanë qenë gjerësisht statike që nga pandemia.

Sipas raportit, përqindja e bizneseve që raportuan një rënie në shitje filloi të përkeqësohej në prag të Brexit dhe ka mbetur kokëfortë më e lartë që atëherë.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore