Lajme

Bosnje: numri i të sëmurëve dhe i vdekjeve nga Covid-19 në rritje të vazhdueshme


Ilustrim

Në Bosnje, spitalet e COVID-19, po mbushen përsëri me pacientë, numri i të sëmurëve dhe numri i përgjithshëm i vdekjeve është në rritje të vazhdueshme.

Bosnja shënon mbi 10 mijë e 500 vdekje nga Covid-19. Teksa në të gjithë vendin sallat e vaksinimit janë kryesisht të zbrazëta dhe një pjesë e mirë e vaksinave po i afrohen datës së skadimit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kur Bashkimi Evropian, filloi fushatën e vaksinimit masiv, Bosnja, së bashku me shumicën e kombeve të tjera të Ballkanit, u lanë në pritje, duke luftuar për të pasur qasje në vaksinat ndaj COVID-19.

Megjithatë, qindra mijëra vaksina COVID -19, më në fund filluan të derdheshin në vend. Por, marrja e vaksinës shpejt filloi të ngadalësohet dhe tani është në rënie.

Deri më tani, më pak se 13 përqind e 3.3 milionë banorëve të Bosnjës janë të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19. Ndërsa Bosnja, aktualisht administron vaksinat Pfizer-BioNTech, Sputnik V, Sinopharm dhe AstraZeneca.

Vaksina

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore