Lajme

Borrell: Çka po ndodh në Indo-Paqësor lidhet edhe me agresionin rus kundër Ukrainës


“Sot do të presim kolegë dhe miq nga Indo-Paqësori. Ajo që po ndodh në Indo-Paqësor lidhet edhe me agresionin rus kundër Ukrainës. Vetoja e fundit e Rusisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për kontrollin e raketave balistike të Koresë së Veriut tregon se sa afër janë Rusia dhe Koreja e Veriut dhe se si ata bashkëpunojnë për të siguruar armë për të sulmuar Ukrainën. Do të flasim për të”.

Kështu ka bërë me dije përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, kur mbërriti në NATO, ku do të marrë pjesë në seancën me ministrat e Zelandës së Re, Australisë, Japonisë dhe Koresë së Jugut.

“Do të kem takime me miqtë tanë nga Zelanda e Re dhe Republika e Koresë. Është e rëndësishme të shikojmë se çfarë po ndodh në tre vende në botë: Detin e Zi, skenën e agresionit rus kundër Ukrainës, Detin e Kuq, ku është vendosur misioni i BE-së Aspides dhe Deti i Kinës Jugore”.

Sipas tij, këto tre vende janë pikat e nxehta të botës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore