Lajme

Boris Johnson kërkon falje për rastin e ministres izraelite – “Të jetë mësim për ne”


Karine Elharrar

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson i ka kërkuar falje ministres izraelite e cila nuk ishte në gjendje të hynte në samitin e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP26) me karrocën e saj

Karine Elharrar u detyrua të kthehej në hotelin e saj 50 milje larg të hënën pasi priti jashtë samitit për më shumë se dy orë.

Kryeministri Johnson i tha asaj se i erdhi keq për “konfuzionin” e shkaktuar, kur ministri i energjisë iu bashkua takimit me të dhe kryeministrin e Izraelit, Naftali Bennett.

Bennett falënderoi homologun e tij britanik për “ndërhyrjen e tij të shpejtë në këtë incident fatkeq”.

Dhe ai e quajti atë një “mundësi mësimi për të gjithë ne në rëndësinë e aksesit për të gjithë”, një deklaratë e mbështetur nga zoti Johnson, transmeton BBC.

Ndërkaq ministrja izraelite Karine Elhararar nuk mundi të merrte pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, që po mbahet në Glasgow të Skocisë, pasi e kishte të pamundur të ngjitej me karrigen me rrota.

Karine Elhararar, përmes një cicërime në Twitter, shprehu keqardhjen e saj të thellë sesi OKB-ja nuk i ka siguruar qasje, duke pasur parasysh gjendjen e saj fizike.

“Është për të ardhur se si OKB-ja, që promovon qasje për persona me aftësi të kufizuara, në vitin 2021, nuk siguron mundësi të tillë. Me shpresë që mësimet e sodit të prodhojnë promovimin e nesërm për energji të gjelbra”, shkroi ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore