Shqipëria

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të hidrokarbureve


Bordi i Transparencës ka publikuar ndryshimet e çmimit të karburanteve pas mbledhjes së 4 marsit.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 197 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 185 lekë/litër.

Sipas njoftimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Ky vendim i bordit do të hyjë në fuqi ora 18.00 e së shtunës, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore