Shqipëria

Bora dhe ngricat në Elbasan paraqesin rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve


Temperaturat e ulëta, dëbora, shiu dhe vranësirat kanë goditur të gjithë vendin. Në qytetin e Elbasanit ditën e sotme, më 13 shkurt,  temperatura ishin të ulëta.

Për shkak të përkeqësimit të motit akset rrugore kanë qenë të kalueshme, por prania e akullit dhe ngricat kanë paraqitur rrezikshmëri për shkak të reshjeve të dendura dhe dëborës së rënë.

Burime për Albanian Post konfirmojnë se në akset Elbasan-Librazhd, Elbasan-Peqin, si dhe në autostradën  Tiranë-Elbasan nuk është hedhur kripë deri në orët e para të pasdites të ditës së shtunë.

Pas përkeqësimit të motit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), kërkon vëmendjen e të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë. ARRSH  njofton se bllokimi i automjeteve  në rrugë po bëhet pengesë për borëpastrueset, kripëhedhëset dhe mjetet e tjera që po punojnë në rrugë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore