Sport

Bonucci i thotë ‘po’ Union Berlinit


Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci ka gjetur një ekip të ri. Mbrojtësi, i cili deri në fund tentoi të rikthehej te Juventus, i tha “po” Union Berlin-it dhe do të luajë në Bundesliga.

Transferimi do të jetë falas, me Juventus që paguan një pjesë të pagës (rreth 25%). Për Bonucci-n ka një kontratë deri në vitin 2024.

Italiani pritet të mbërrijë në Berlin mbrëmjen e kësaj të enjteje, ndërsa nesër vizitat mjeksore dhe nënshkrimi i kontratës.

36-vjeçari i jep kështu fund dy periudhave të tij me Juventus-in. Ish-kapiteni ka luajtur 502 ndeshje zyrtare për “Zonjën e Vjetër” nga ku ka realizuar 37 gola dhe 10 asistime. Gjithashtu ai ka fituar trofe të rëndësishëm si 8 Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 5 Superkupa të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore