Sport

BNE turpëron legjendat braziliane në ndeshjen e parë të Majorit në Rio


Ndeshja e parë e skuadrës kosovare, Bad News Eagles, në Majorin që po mbahet në Rio De Janeiro të Brazilit, përfundoi me fitore dominante.

BNE mposhtën skuadrën braziliane, 00 Nation, që përbëhet nga legjenda të CSGO-së, si Coldzera e Taco.

Ndeshja u mbajt në mapën Vertigo, ku BNE nuk kishin formën më të mirë në kohët e fundit, por ishin vrastar kundër 00 Nation.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 12:3, ku e gjithë ekipa kishin kontribut të jashtëzakonshëm.

BNE shokuan mijëra tifozë brazilian, që kishin ardhur të shikonin 00 Nation duke fituar, por Bad News Eagles kishin plane të tjera.

Në pjesën e dytë, BNE ishin veçse më të tmerrshëm, ku nuk i lejuan brazilianët të fitojnë asnjë rund, duke përfunduar ndeshjen me rezultat 16:3.

Momentalisht, BNE janë në Challangers Stage, dhe do ju duhen tre fitore të kalojnë në Legend Stage.

Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin e tyre drejt Legend Stage në këtë Major, por ata do të duhen të fitojnë edhe kundër dy kundërshtarëve për të kaluar tutje.

Ekipi i BNE është i përbërë nga pesë lojtar: Dionis Budeci (Sinnopsyy), Flatron Halimi (Juanflatroo), Rigon Gashi (RigoN), Genc Kolgeci (Gxx) dhe Sener Mahmuti (SENER1).

Po ashtu nuk duhet të harrohen edhe trajneri i skuadrës, Klesti Kola, dhe komentatori i BNE, Ernest Xhoci.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore