Shqipëria

“Bllokohet” hyrja për në Tiranë prej trafikut të rënduar


Një fluks shumë i madh automjetesh në kthim për Tiranë ka bërë që trafiku drejt kryeqytetit të rëndohet së tepërmi dhe ka detyruar Policinë e Shtetit të dalë me një njoftim zyrtar mbi situatën e krijuar dhe me këshillat përkatëse për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, trafiku i rënduar fillon në autostradën Durrës-Tiranë.

Ndaj, për këtë arsye, shoferët rekomandohet të përdorin rrugët alternative.

Dy, janë intineraret e rekomanduar: Durrës-Tiranë nëpërmjet Ndroqit dhe Elbasan-Tiranë.

“Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet, vijon më tej njoftimi.

Numri i madh i pushuesve në fundjavën e parë të qershorit dhe moti favorizues, ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin bregdetin për të shpenzuar ditët e pushimit.

Zonat e preferuara vijojnë të mbeten ato të Durrësit e Kavajës si më të afërtat, por edhe pjesa jugore e vendit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore