Lajme

Blinken thotë se trazirat në Rusi mund të duan muaj për t’u zgjidhur


Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se trazirat e shkaktuara nga sfida e paprecedentë ndaj autoritetit të Putin-it nga luftëtarët e Wagner-it mund të mos kenë përfunduar ende dhe mund të duhen javë ose muaj për t’u zgjidhur.

Kriza e Rusisë që përfshin një tentativë për revoltë mercenare kundër Kremlinit ekspozoi “çarje të vërteta” në autoritetin e Putinit.

Kjo, pasi ai u detyrua të hynte në një marrëveshje amnistie, ka thënë Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Antony Blinken.

Kryengritja e grupit mercenar privat Wagner dhe liderit të tij Yevgeny Prigozhin gjatë fundjavës shënoi “një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të Putinit”.

“Pra, kjo ngre pyetje të thella, tregon të çara të vërteta”, tha Blinken për emisionin “Face the Nation” për CBS News.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore