Kosova

Bislimi për planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor: Mbesim të përkushtuar për përmbushjen e reformave


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një takim të premten në Bruksel me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ka diskutuar për reformat që Qeveria e Kosovës do t’i ndërmarrë në kuadër të agjendës së saj.

Ai në këtë takim ka theksuar nevojën e këtyre reformave duke i quajtur si “shtylla prioritare”.

“Këto reforma do të jenë pjesë e disa shtyllave prioritare duke përfshirë administratën publike, zhvillimin e sektorit privat dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, energjinë dhe tranzicionin e gjelbër, kapitalin njerëzor dhe sundimin e ligjit”.

Bislimi në takim me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme në përmbushjen e këtyre reformave, me qëllim të përfitimit maksimal nga ky plan”, thuhet në një komunikatë për media.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, kap vlerën prej 6 miliardë eurove në formë të granteve dhe kredive për të gjitha shtetet e Ballkanit.

Ky plan bazohet në katër shtylla kryesore: rritjen e integrimit ekonomik me Tregun e Bashkimit Evropian, rritjen e integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjen e ndihmës financiare

Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përfitojnë nga një plan i ri rritjeje prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor.

Plani do t’i sjellë rajonit disa nga përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian përpara anëtarësimit.

Plani prej 6 miliardë eurosh e sjell Ballkanin Perëndimor më afër anëtarësimit, thotë Komisioni Evropian

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore