Kosova

Bislimi: Mirëpritet iniciativa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës


Besnik Bislimi dhe Bjorn Berge

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, të mërkurën e nëntë marsit ka takuar, Zëvendëssekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, me të cilën kanë diskutuar për aplikimin e Kosovës për të anëtarësuar në këtë organizatë.

Sipas Bislimit, Berge ka mirëpritur iniciativën e Kosovës për të anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

“Diskutimi ynë u fokusua edhe në theksimin e progresit, reformave dhe harmonizimit me vlerat evropiane dhe politikat e jashtme”, ka shrkuar Bislimi në rrjetin e tij social në Twitter.

Ndryshe, Eurodeputetja dhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, kishte reaguar pozitivisht ndaj propozimit që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në Këshillin Evropian.

“Kam qenë duke e advokuar këtë gjë për një kohë të gjatë dhe pajtohem me propozimin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet që qeveria e Kosovës të aplikojë tani për anëtarësim në Këshillin Evropian”, shkroi Cramon.

Kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, publukoi propozimin që Kosova të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Ai tha se Kosova mbështet BE-në dhe Britaninë e Madhe në politikën e jashtme, dhe se të qënit jashtë këtij institucioni është gjë e çuditshme.

“Kosova është demokraci evropiane. Ka mbajtur një sërë zgjedhjesh demokratike. Nuk ka të burgosur politik. Nuk ka akuza për trajtime çnjerëzore. Nuk ka provizione për të drejtate minoriteteve. 34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, shkruhet në dokumentin e IES-së.

Më tej thuhet se pranimi i Kosovës, pas përjashtimit të Rusisë javën e kaluar, tani demonstron që Këshilli i Evropës mbetet institucioni më relevant që i përbashkon demokracitë evropiane që janë të vendosura ndaj Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore