Teknologji

Binance është kompania më e fundit që u godit nga një vjedhje e madhe këtë vit


Binance, e cila e përshkruan veten si shkëmbimi më i madh i kriptove për nga vëllimi i tregtimit, është kompania e fundit që është sulmuar nga një vjedhje e madhe këtë vit.

Një blockchain i lidhur me Binance u përfshi në një sulm prej 570 milionë dollarësh të enjten vonë, konfirmoi një zëdhënës i kompanisë për CNN Business të premten.

CEO i Binance, Changpeng Zhao fillimisht shkroi në Twitter se ishin vjedhur kriptomonedha me vlerë prej 102 milionë eurove.

“Fondet e juaja janë të sigurta”, kishte shkruar Zhao në postimin e tij të bërë të enjten në mbrëmje. “Kërkojmë falje për shqetësimin” përfundoi shkrimin e tij ai.

Kompania deklaroi se monedha me vlerë prej 102 milionë eurove mbesin të “parikuperuara” dhe u zhvendosën nga zinxhiri nga hakeri. Fondet e mbetura janë ngrirë në zinxhirin BNB.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore