Muzikë

Billie Joe Armstrong thotë se do të heqë dorë nga shtetësia amerikane për anulimin e ligjit “Roe v. Wade”


Billie Joe Armstrong

Vokalisti kryesor i grupit amerikan të rock-ut “Green Day” , Billie Joe Armstrong u tha fansave gjatë një koncerti se ai do të heqë dorë nga shtetësia e tij amerikane, pas vendimit të Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për të përmbysur ligjin ‘Roe v. Wade’ – një veprim i diskutueshëm që eliminon të drejtën kushtetuese federale për të aborti në mbarë vendin.

Gjatë një performance si pjesë e turneut “Hella Mega” të grupit në stadiumin e Londrës në Mbretërinë e Bashkuar të premten, Armstrong shprehu zhgënjimin e tij teksa i tha turmës: “q***** Amerikën, unë do heq dorë nga shtetësia dhe do vijë këtu”.

Armstrong është një nga shumë artistë amerikanë që kanë folur për përmbysjen e ‘Roe v. Wade’ në ditët e fundit. Në Festivalin “Glastonbury” të Britanisë, disa këngëtarë, duke përfshirë Phoebe Bridgers, Billie Eilish, Kendrick Lamar dhe Olivia Rodrigo, dënuan ashpër vendimin.

Festivali “Glastonbury”

Bridgers këndoi një këngë “q**sha Gjykatën e Lartë” dhe kritikoi “njerëzit e parëndësishëm që përpiqeshin të na tregonin se çfarë të bëjmë me trupat tanë”, ndërsa ylli adoleshent Rodrigo  i dedikoj këngën “F**k You” pesë gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që votuan në opinionin e shumicës për të përmbysur vendimin historik që kishte mbrojtur abortin si një e drejtë federale në SHBA për gati 50 vjet.

Rodrigo e përshkroi veten si “të shkatërruar dhe të tmerruar” nga lajmet përpara se t’i thoshte turmës së festivalit se “aq shumë gra dhe kaq shumë vajza do të vdesin për shkak të kësaj”, dhe më pas ia kushtoi këngën gjyqtarëve Samuel Alito, Clarence Thomas, Neil Gorsuch, Brett Kavanaugh dhe Amy Coney Barrett — të cilët, sipas Rodrigo-s, “nuk duhet të japin fjalë për lirinë”.

Lamar, i cili performoi si një nga titullarët e fundit të festivalit të dielën mbrëma, përfundoi setin e tij të fuqishëm me një lutje për të drejtat e grave, duke brohoritur fjalët ” drejtësi për gratë, nëse ju gjykojnë ju, ata gjykojnë Krishtin”, ndërsa mbante një kurorë me gjemba në kokë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore