Këngëtarja Billie Eilish është një nga artistet më të reja në moshë dhe më të talentuara. Ajo është duke bërë ndryshime të mëdha gjatë kësaj periudhe, teksa jo vetëm ka lyer flokët e saj dhe është bërë bjonde, por edhe është në prag të publikimit të albumit të saj më të fundit “Happier Than Ever”.
Billie e ka njoftuar publikimin e albumit që do të ndodhë pikërisht pas një muaj. Këtë ajo e ka ndarë me fansat në Instagram, dhe duket se njoftimet e rëndësishme për projektet e saj muzikore po i shpërndan pikërisht në rrjetin e saj social.
Vetëm dy orë më parë, Billie ka publikuar një foto paksa ndryshe të cilën e ka shoqëruar me një shkrim. Me anë të shkrimit ajo njofton lançimin e këngës të premten e ardhshme.
Por duhet ta pranojmë se edhe shkrimi gjithashtu është paksa i çuditshëm.
Kënga dhe video do të publikohen të premten e ardhshme në datë 9 korrik.
Duhet ta pranojmë se këngëtarja ka qenë paksa e çuditshme dhe ndryshe këto kohë. Edhe në InstagramStory ajo ka postuar foto ku duket nga një tjetër këndvështrim. Megjithatë artistja duket tepër bukur edhe në këto foto.
Ndoshta Billie po kalon një periudhë të vështirë e të ndërlikuar, por me siguri fansat janë në pritje që ajo të kthehet përsëri në formë. Megjithatë, duhet ta pranojmë se projektet e artistes kanë rezultuar tepër të suksesshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Dasma e vitit në Portofino, do të martohet miliarderi indian Anant Ambani
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Divorci i Britney Spears dhe Sam Asghari u finalizua ndërsa gjyqtari nënshkruan marrëveshjen e zgjidhjes
-
Lionel Richie thotë se mbreti Charles “po përparon mirë” mes trajtimit me kancer
Lajmet kryesore
-
Shqipëria e dyta në botë për azilantët nën 18 vjeç në raport me popullatën, tregon Eurostat
-
Qeveria po e trajton si armike shtresën e mesme, sipas Bashës
-
Pa një plan diplomatik për Gazën e pasluftës, Jordania ka frikë se do të detyrohet të njohë Hamasin
-
Kushtëzimi i KiE-së me Asociacionin, Selimi: Kurti s’arriti të ndërtoi një platformë të mirë lobimi, shpërdoroi disa raste