Shqipëria

Bie nga lartësia, humb jetën 34-vjeçari në Milot


Një person ka humbur jetën në Milot pasi rënë nga tarraca e objektit ku po punonte. 

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Elbasan, ka qenë duke punuar në një objekt në qendër të qytetit të Milotit dhe si pasojë ka rënë nga lartësia e objektit.  

Në prangat e policisë ka përfunduar shtetasi M.T. 56 vjeç, banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi te firma e ndërtimit ku viktima punonte.  

56-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.  

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore