Bota

Biden: shpërndarja e të gjitha vaksinave anti-Covid nuk rrezikon fazën e dytë


Presidenti zgjedhur, Joe Biden, ka njoftuar që do të lejojë shpërndarjen e  të gjitha dozave të vaksinave Pfizer dhe Moderna.

“Shpërndarja e vaksinave që kemi në dispozicion, do të realizohet menjëherë sapo të marrë detyrën”, u shpreh ai.

Kjo i jep fund deklaratës së presidentit në largim, Donald Trump, i cili tha se duhen “ruajtur miliona doza vaksine me qëllim që të gjithë shtetasit amerikanë të jenë të siguruar për dozën e dytë”.

Biden, është shprehur se është i bindur se “amerikanët do të marrin dozat e dyta, pavarësisht ndryshimit të bërë”.

Planifikohet përdorimi  i aktit të prodhimit mbrojtjes, për të detyruar prodhuesit të shpejtojnë në përpjekjet e tyre prodhuese.

Qeveria Federale e SHBA-së  ka ruajtur disa doza vaksine për t’i përdorur si doza të dyta, pasi vaksinat në fjalë janë më efektive nëse merren dy doza 21 ose 28 ditë larg njëra-tjetrës.

Vaksinat nga Pfizer dhe Moderna janë të dyja reth 95% efektive  pasi merren dy doza të plota.

Sipas zyrtarëve të lartë të qeverisë Federale, hodhën poshtë idetë për shtrirjen e furnizimit duke siguruar vetëm një dozë.

Amerikanët filluan marrjen e vaksinës Pfizer para një muaji.

Vendimi mund të ndihmojë në rritjen e numrit të njerëzve që marrin vaksinën./AlbanianPost.com

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore