Lajme

Biden-Johnson bisedë telefonike; në fokus bashkëpunimi mes dy vendeve


Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha më 23 janar  se priste të bashkëpunonte me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden për të finalizuar qëllimet e tyre të përbashkëta. Në veçanti sfidën e  ndryshimit të klimës.

Kjo deklaratë e Johnson vjen pas bisedës së parë telefonike midis tyre.

“Kryeministri mirëpriti ngrohtësisht vendimin e presidentit për t’u ribashkuar në Marrëveshjen e Parisit mbi ndryshimin e klimës” , tha një zëdhënëse e kryeministrit britanik.

“Duke u mbështetur në historinë e gjatë të bashkëpunimit të Mretërisë së Bashkuar (MB) dhe SHBA-së, udhëheqësit u angazhuan përsëri në aleancën e NATO-s dhe në  vlerat  e  përbashkëta për  promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e demokracisë.”/AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore