Muzikë

Beyonce publikon këngën e re “Break My Soul”


Beyonce

“Break My Soul”, kënga e parë nga albumi i shtatë i Beyonce-s , “Renaissance”, është publikuar në mesnatë të hënën.

Ky projekt ribashkon Beyoncen me producentët e kërkuar Tricky Stewart dhe The-Dream, të cilët edhe më parë kanë punuar me të,  në këngën “Single Ladies”.

Bashkëshorti i Beyonces, Jay-Z, nuk është përfshirë në “Break My Soul”, por ai është i listuar si nën kompozitorët e saj të shumtë.

Beyonce, e cila ka shënuar tre albume numër një dhe pesë këngë numër një në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi javën e kaluar se do të publikonte një album të ri muajin e ardhshëm pas një pauze gjashtëvjeçare.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi ylli fshiu fotot e profilit të saj në rrjetet sociale, duke nxitur spekulime nga fansat se muzika e re ishte në rrugë e sipër.

Ajo nuk ka zbuluar shumë për albumin, megjithëse ka caktuar datën e publikimit më 29 korrik dhe ka ndarë disa imazhe nga një sesion fotografik i fundit për numrin e korrikut të revistës “British Vogue”.

Jay-Z dhe Beyonce kanë lëshuar më parë muzikë ekskluzivisht për Tidal – por “Renaissance” do të ketë premierë gjithashtu në Apple Music dhe Spotify. Sipas opsionit të para-porositjes së Apple Music, albumi do të ketë 16 këngë.

Kënga e fundit e Beyonce ishte “Black Parade”, e cila u publikua në vitin 2020. Albumi i saj vizual “Black Is King” u publikua në të njëjtin vit. Ndërsa albumi i saj i fundit solo ishte “Lemonade” i vitit 2016.

Beyonce është gruaja më e dekoruar në historinë e Cmimeve Grammy, me 29 çmime dhe u nominua për një Oscar këtë vit për këngën e saj “Be Alive” në filmin “King Richard”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore