Muzikë

Beyoncé – Divë e vërtetë, tashmë këngëtarja me më së shumti çmime “Grammy’s”


Beyoncé ishte pjese e ceremonisë së këtij vitii të “Grammy’s” ku edhe u nonimua në nëntë kategori të ndryshme, duke u bërë kështu artistja me më së shumti nominime për vitin 2021.

Dhe kur nata mbaroi, Beyoncé tashmë e kishte thyer rekordin për më së shumti “Grammy’s” të fituara nga një grua dhe çdo këngëtar tjetër.

Me gjithsej, 28 çmime, Queen B, ka lënë pas vetes këngëtaren e “Bluegrass”, Alison Krauss, e cila deri më tani ka mbajtur rekordin me 27 çmime të tilla.

Ajo po ashtu pas vetes la edhe Quincy Jones, i cili deri më tash ishte muzikanti i gjallë me më së shumti “Grammy’s” në glob.

Ndërsa i vetmi personalitet që i mbetet në rrugë për tu bërë personazhi me më së shumti “Grammy’s” në botë, është dirigjenti hungarez-anglez, Georg Solti, i cili ka ndrruar jetë në vitin 1997, por mban akoma rekordin me gjithsej, 31 çmime të fituara.

Beyoncé dhe shoqja e kolegia e saj nga Houston,  Megan Thee Stallion, gjithashtu bënë histori si dyshja e parë e grave që fituan ndonjëherë “Performancën më të mirë të Rep-it” me remiksin e “Savage”.

Po ashtu, “Savage” fitoi edhe çmimin për “Këngën më të mirë Rap”.

Por, ishte fitorja e Beyoncé-s për performancën më të mirë R&B për “Black Parade”, ajo që e vendosi atë në krye të rekordeve.

Në një prononcim për media, Beyoncé tha – “Jam e mbingarkuar nga thyerja e rekordit”.

“Unë kam qenë duke punuar tërë jetën time, që nga mosha 9 vjeç dhe nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur,” tha ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore