Shqipëria

Betohen 443 oficerët e rinj të Policisë së Shtetit


Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj gjatë fjalës së tij me rastin e betimit të 443 oficerëve të rinj në Policinë e Shtetit u shpreh se është dita e certifikimit si inspektorë të rinj pas përfundimit të akademisë.

“Është dita ku jeta juaj merr kuptim veçantë, ëndrra juaj për t’u bërë oficerë policie u realizua. Nga ky moment do bëni histori në Policinë e Shtetit. Është profesion që i shërben jetës, sigurisë. Ne duhet jemi të jo vetëm njohës të ligjit, por zbatues të tij. Akademia do jetë gjithmonë e gatshme për të ju ndihmuar në rritjen. Ne do vazhdojmë të punojmë për të rritur njohuritë tuaja”, tha Memaj të enjten e 30 dhjetorit.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano theksoi se punonjësit e Policisë janë pjesëtarë të publikut në interes të mirëqenies së komunitetit.

“Punonjësi i Policisë është shërbëtor dhe jo padron i komunitetit. Dëshira juaj na mbush me shpresë se imazhi i policisë po ndryshon me shpejtësi. Nuk është vend pune as privilegj, por përgjegjësi morale”.

Ai theksoi se me “besim tek vetja, çdonjëri mund të sjellë ndryshim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore