Sport

Berisha: Nuk e kam problem ta shtyjë dasmën, nëse më thërret Gjermania për Evropian


Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Mergim Berisha, nuk e ka problem ta shtyjë dasmën e tij që e ka planifikuar ta bëjë në vitin e ardhshëm.

Këtë, sulmuesi kosovar do ta bënte vetëm nëse merr një ftesë nga kombëtarja e Gjermanisë për Evropianin e vitit 2024.

“Kam planifikuar të martohem në vitin e ardhshëm, por nëse më vjen një ftesë nga Gjermania për Evropian, atëherë nuk e kam problem ta shtyjë datën”, ka thënë Berisha gjatë një emisioni televiziv, shkruajnë mediat gjermane.

24-vjeçari po kalon në formë të mirë te skuadra e Augsburg, ku është huazuar nga klubi turk, Fenerbahce.

Ai deri më tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 14 ndeshje në Bundeliga për këtë sezon.

Sa i përket përfaqësueseve, Berisha numëron 13 ndeshje me Kombëtaren U21 të Gjermanisë, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.

Por, sa i përket Kombëtares A, ai ende nuk e ka përfaqësuar asnjë prej tyre dhe nuk dihet ende nëse do ta përfaqësojë Kosovën.

Kujtojmë që Berisha e nisi karrierën te skuadra austriake, Salzburg, aty ku edhe pati formën më të mirë.

24 gola dhe 15 asistime ishte kontributi i Berishës me fanellën e Salzburgu-ut gjatë 58 ndeshjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore