Lajme

Berisha: Një nga pistat e hetimit për vrasjen në Deçan është hakmarrja për vrasjen e një vajze


Besnik Berisha, Avokat

U bënë 11 ditë që kur ndodhi rasti tragjik në Gllogjan të Decanit, ku si pasojë e një sulmi me arë zjarri mbi një autobus, mbetën të vdekur tre persona, shoferi dhe dy të mitur.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për rastin në fjalë.

Avokati Besnik Berisha, në Klan Kosova, tha se ofrimi i shpërblimit prej 20 mijë eurosh nga ana e qeverisë është shenjë për personin e dyshuar se autoritetet nuk kanë asnjë informacion për të.

““Mendohet se ka pas një vrasje të një të reje që fajësohej shoferi për atë humbje jete, dhe thuhet se dyshohet se ka pasur një periudhë që pas një viti e tutje unë do merrem me atë person ndryshe, kjo është një nga pistat që po hetohet – hakmarrje por nuk ka diçka konkrete”, tha ai.

Berisha tha se po të ishte që vrasja do të zbulohej për 20 mijë euro, do t’i jepte sonte.

“Ofrimi i shpërblimeve besoj që është një lloj ‘flamuri i bardhë’ kur institucionet e ndjekjes dorëzohen dhe ky është një mesazh që i ka shkuar kryerësit që ne s’kemi asgjë për ty. S’kemi prova as biologjike, as fotografi, as gëzhoja, as gjurmë të gishtave. Dhe aman, le të dalë dikush, qe po i ofroj 20 mijë”.

“Po të ishte për t’u zbardhur vrasja për 20 mijë, 20 mijë po i jap unë sonte dhe mbi 20 mijë euro. Jo vetëm për vrasjen në Gllogjan, por edhe për 115 vrasje, sa janë të pazbuluara në Pejë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore